Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Dybala pritet të largohet nga Roma në fund të sezonit

Paulo Dybala

Sulmuesi argjentinas, Paulo Dybala, pritet të largohet nga Roma në fund të sezonit, kur edhe i skadon kontrata.

Klubi italian nuk po i ofron Dybalas kontratë të re. Futbollisti më i paguar te Roma, ka pasur probleme me lëndime këtë edicion. Për më tepër, nën drejtimin e trajnerit Gian Piero Gasperinit, ai kryesisht ka pasur rolin e zëvendësuesit. Siç bëjnë të ditur mediumet në Itali, Dybala duhet të kërkoj klub të ri në verë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Largimi i tij në janar nuk është planifikuar.

Ai iu bashkua Romës në verën e vitit 2022, ndërsa në fillim të këtij viti e vazhdoi kontratën për një edicion.