Është koha të bëni gati biletën… dhe valixhen e duhur!
"Perfect Fashion", distributori ekskluziv i brendit global Samsonite për Shqipëri dhe Kosovë, ju prezanton dyqanin zyrtar të markës që ka sjellë revolucion në mënyrën e udhëtimit për më shumë se një shekull. Dyqani është hapur në qendrën tregtare Albi Mall, dhe mirëpret të gjithë ata që e vlerësojnë udhëtimin, qoftë për punë apo për pushime.
Samsonite nuk është vetëm një valixhe, është bashkudhëtare besnike në çdo rrugëtim. Me dizajne elegante dhe funksionale, koleksioni i ri ofron një gamë të gjerë modelesh dhe ngjyrash për cdo stil dhe çdo lloj destinacioni. Nga pastelët romantikë e deri tek ngjyrat më të guximshme e vibrante të këtij sezoni, çdo produkt është konceptuar për ta bërë udhëtimin tuaj më të lehtë, më të sigurt dhe më të bukur.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVizitoni dyqanin e ri në Albi Mall dhe përfitoni nga ofertat ekskluzive të hapjes, të vlefshme deri më 18 maj.
Pse të zgjidhni Samsonite?
Sepse që nga viti 1910, kjo markë ka qenë sinonim i inovacionit, qëndrueshmërisë dhe stilit në industrinë e valixheve dhe aksesorëve të udhëtimit. Një emër që ka qenë pjesë e udhëtimeve më të zakonshme dhe atyre më të veçanta, në çdo cep të botës.
Nga ëndrrat, drejt avionit – me Samsonite në dorë.



