Sachcaffe

Mirë se vini në shtëpi: Sachcaffe u ofron kafe dhe çaj falas bashkatdhetarëve në Merdar

Sachcaffe

Fundviti për shumë familje shqiptare nuk nis me fishekzjarre, por me orë të gjata rruge, kolona makinash dhe emocione të përziera. Është momenti kur mijëra bashkatdhetarë nga diaspora kthehen drejt Kosovës për të kaluar festat pranë familjes, rrënjëve dhe shtëpisë së tyre.

Merdari, si një nga pikat kryesore kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, është porta e parë e këtij rikthimi.

Aty ku malli përfundon dhe fillon ndjenja e shtëpisë. Pikërisht në këtë vend, Sachcaffe ka zgjedhur të jetë prezent ndryshe — me një gjest të thjeshtë, por shumë domethënës.

Përmes konceptit të coffee-shop-it mobil, ashtu siç praktikohet nga brande të mëdha në mbarë botën, Sachcaffe po u ofron bashkatdhetarëve kafe dhe çaj falas, si shenjë mirëseardhjeje dhe respekti për rrugën e gjatë që kanë bërë.

Nuk është vetëm një gotë kafe apo çaj. Është një ndalesë e shkurtër për të marrë frymë pas udhëtimit, një buzëqeshje, një “mirë se vini”, një ndjenjë që thotë se dikush po mendon për ty në momentin e parë kur hyn në Kosovë.

Kjo iniciativë e Sachcaffe është një falënderim i sinqertë për diasporën — për kontributin e tyre të vazhdueshëm në ekonominë e Kosovës, për lidhjen që nuk e kanë këputur kurrë me vendlindjen dhe për rikthimin e përvitshëm që mban gjallë shumë familje, biznese dhe komunitete.

Pa zhurmë, pa fjalë të mëdha dhe pa fokus komercial, Sachcaffe ka zgjedhur që këtë fundvit të jetë pranë njerëzve aty ku nis kthimi në shtëpi. Një kafe e ngrohtë apo një çaj në të ftohtin e dimrit janë vetëm një detaj i vogël, por me një mesazh të madh: mirë se vini në shtëpi.

Iniciativa do të vazhdojë gjatë ditëve të festave, me dëshirën që çdo bashkatdhetar që kalon nëpër Merdar ta ndiejë Kosovën jo vetëm si vend, por si shtëpi.