Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Reklama

IPKO prezanton pakot e përditësuara INFINIT

Ipko Ledri Vula

Më shumë benefite dhe më shumë internet në telefon – zgjedhja ideale për lidhje pa kufizime në Kosovë, Ballkanin Perendimorë, Evropë dhe SHBA

Prishtinë, 13 mars 2026 — IPKO sot ka prezentuar pakot e përditësuara postpaid INFINIT, krijuar për t’iu përgjigjur nevojave të përdoruesve që janë gjithmonë në lëvizje dhe që kërkojnë lidhje të besueshme.

Pakot e reja INFINIT ofrojnë më shumë benefite dhe internet në telefon në Ballkanin Perëndimor dhe Evropë, duke i bërë ato zgjedhjen ideale për klientët që duan fleksibilitet dhe lidhje të qëndrueshme kudo që ndodhen. Me INFINIT, klientët përfitojnë një përvojë të avancuar që i mban gjithmonë të lidhur, pa ndërprerje.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pakot INFINIT ofrohen në pesë opsione fleksibile nga INFINIT 1 deri te INFINIT 5, duke iu përshtatur stileve dhe nevojave të ndryshme të përdoruesve.

INFINIT 1 fillon nga vetëm 10 EUR në muaj, duke ofruar një kombinim të balancuar të çmimit dhe përfitimeve.

Çfarë përmbajnë pakot INFINIT?

·         Internet i fuqishëm dhe i qëndrueshëm në Kosovë – nga 20 GB në INFINIT 1 deri në internet pa limit në INFINIT 5.

·         Më shumë internet në Ballkanin Perëndimor – Kosovë, Shqipëri, Mal i Zi, Maqedoni e Veriut, Serbi dhe Bosnjë dhe Hercegovinë.

·         Më shumë internet në Evropë – nga 1 GB deri në 5 GB.

·         Internet për SHBA – për herë të parë në Kosovë, qasje ekskluzive për klientët që udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

·         Minuta dhe SMS pa limit – në Kosovë dhe përdorim fleksibil në Ballkanin Perëndimor.

Për kë janë dedikuar pakot INFINIT?

Pakot INFINIT janë të përshtatura për përdoruesit që kërkojnë fleksibilitet maksimal dhe lidhje të qëndrueshme:

•       Për profesionistët që udhëtojnë shpesh dhe kërkojnë lidhje të besueshme kudo.

•       Për studentët dhe ekspatët që duan të qëndrojnë gjithmonë në kontakt me familjen dhe miqtë.

•       Për klientët që kërkojnë komunikim pa kufizime dhe më shumë liri në përdorimin e shërbimeve mobile.

“Me përditësimin e pakove INFINIT po sjellim një përvojë edhe më të avansuar për klientët tanë. Tani pakot ofrojnë më shumë internet, fleksibilitet dhe për ta bërë këtë përvojë edhe më të plotë, klientët përfitojnë IPKO TV falas për 3 muaj, duke pasur qasje në përmbajtje cilësore dhe argëtim nga telefoni i tyre në çdo moment,” tha Arianit Duraku, Drejtor i Komerciales në IPKO. Ai shtoi se me këto përmirësime, INFINIT bëhet zgjedhja ideale për përdoruesit që kërkojnë jo vetëm lidhje pa kufizime, por edhe përvojë të plotë argëtimi në lëvizje, qoftë në Kosovë, Ballkanin Perëndimor, Evropë apo SHBA.

Klientët mund t’i aktivizojnë pakot INFINIT në të gjitha dyqanet e IPKO-s në Kosovë dhe tek distributorët e autorizuar.

Për më shumë informacione rreth pakove, vizitoni www.ipko.com.

IPKO vazhdon të jetë udhëheqëse e inovacionit në telekomunikime, duke sjellë teknologjinë më të fundit dhe shërbime që i japin mundësi të pakufizuara qytetarëve dhe bizneseve në Kosovë dhe përtej saj.