Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Reklama

Gipsy Kings po vijnë në Prishtinë: Një koncert i paharrueshëm!

Gipsy Kings

Nën patronatin e Kryetarit z. Përparim Rama dhe me përkrahjen e Komunës së Prishtinës, Prishtina mirëpret një nga grupet më legjendare të muzikës flamenco dhe rumba – GIPSY KINGS nga Diego Bailardo për një mbrëmje të jashtëzakonshme më 14 maj në AMC Hall.

Fitues të çmimeve Grammy dhe të njohur në mbarë botën për stilin e tyre unik që ndërthur flamenco-n me popin dhe rock-un, GIPSY KINGS kanë bërë histori me hite si “Bamboléo”, “Volare” dhe shumë të tjera që kanë ndezur skenat ndërkombëtare.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Tani, për herë të parë në Prishtinë, do të mund t’i përjetoni nga afër këto ritme plot energji, emocion dhe pasion – një koncert që premton të jetë një festë e muzikës live, siç ndodh vetëm kur performojnë mjeshtrit e vërtetë të skenës.

👉 Kliko për të blerë biletën:

Mos e humbni këtë mundësi unike për të qenë pjesë e një nate që do të mbetet gjatë në kujtesën e qytetit tonë. Prishtina do të këndojë, kërcejë dhe jetojë me ritmin e Gipsy Kings!