Kur erdhëm në qeverisje, punëtorët e sektorit privat i gjetëm me pagë minimale 130 euro. Përgjatë katër viteve, në mënyrë progresive pagën minimale e rritëm në 350 euro. Në mandatin e ri, paga minimale për të gjithë punëtorët, do të ngritet në mbi 500 euro.
Përveç kësaj, përmes programit “Superpuna”, kemi mundësuar punësimin e mbi 14 mijë të rinjve të moshës 18-29 vjeç në 9,500 biznese, dhe kemi mbështetur punësimin e 12 mijë grave. Kjo është vetëm një pjesë e përpjekjeve tona për të ndihmuar qytetarët dhe bizneset, për të cilët kemi rishpërndarë rreth 1.3 miliardë euro, pa krijuar borxhe të reja.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë mandatin e ri ne do të krijojmë Fondin e Sigurimeve Shoqërore. Përmes këtij Fondi, do të mbulohet pagesa për pushimin e lehonisë dhe pushimin prindëror, si dhe do të mbulohet pagesa për punëtorët, në rast të humbjes së vendit të punës. Kësisoj, Fondi siguron mbrojtje sociale për individët dhe familjet, duke u ofruar atyre një nivel sigurie në rast të ngjarjeve të papritura që mund të ndikojnë në aftësinë për të punuar ose për të siguruar të ardhura.
Qeverisja e Lëvizjes VETËVENDOSJE! është e përkushtuar të ndihmojë në stabilizimin ekonomik të vendit, duke siguruar një shpërndarje të drejtë e të qëndrueshme të burimeve financiare për ata që kanë më së shumti nevojë.
*Artikull i sponsorizuar