Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se deri në orën 15:00, të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 27.19% e qytetarëve apo 275 mijë e 34 votues, në balotazhin në zgjedhjet lokale.
Bërvenica dhe Kërçova me dalje më të madhe të votuesve ndërsa daljen më të ulët e ka Bogovina.
Komuna e Bërvenicës me 40.83% dhe ajo e Kërçovës me 40.06% kanë daljen më të madhe deri në orën 15:00. Kjo pasi, në këto dy komuna bëhet një “luftë e ashpër” nëse do të fitojë kandidat shqiptari apo maqedonas. Dalje më të ulët, nga ana tjetër në komunat shqiptare kanë Bogovina me 26.49% dhe Dibra me 26.72%.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKrahasuar me zgjedhjet në rundin e parë, dalja deri në orën 15:00, ishte 31,16% apo 1% diferencë