Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se është në ditët e fundit në këtë post.
Në një tubim në Partisë Përparimtare Serbe në Beograd, Vuçiqi ka thënë se do të dorëhiqet “për pak javë”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi paraqitjen e ka cilësuar si “ndoshta e fundit para një turme kaq të madhe”.
Në këtë tubim, Vuçiqi ka prezantuar edhe formimin e një liste zgjedhore të quajtur “Serbia e Bashkuar” për të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme.
Ndërsa duke folur për Kosovën, ai ka thënë se Serbia është e hapur për të diskutuar “por jo për të negociuar se i kujt është territori”.
Vuçiqi është në pushtet qe 13 vjet.
Në Serbi qe një vit e gjysmë ka protesta të vazhdueshme, të nisura nga studentët, pas shembjes së një çatie të një stacioni treni në Novi-Sad në nëntor të 2024-s, që la të vdekur 16 persona.
Mandati i tij si president i Serbisë është deri në mes të vitit të ardhshëm.