Tërmete janë regjistruar të dielën në mëngjes në Maqedoni të Veriut.
Epiqendrat e këtyre lëkundjeve janë nga rajoni Peshteni – Ohër – Strugë, rreth 100 kilometra në jugperëndim të Shkupit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSiç është bërë e ditur, magnituda e këtyre tërmeteve ishte 3.4 dhe 2.3 shkallë të Rihterit.
Kjo u bë e ditur nga të dhënat e Observatorit Sizmologjik në Shkup, shkruan AlsatM.
Sipas të dhënave, tërmeti i parë është ndjerë në Ohër, Strugë dhe rrethinën e afërt me intensitet prej IV shkallëve sipas shkallës makrosizmike evropiane.