Një shqiptar 37-vjeçar është arrestuar në Dubrovnik me dyshimin për tentim vrasje dhe sjellje të pahijshme.
Hetimi nxori se nga korriku i vitit të kaluar deri në maj, i dyshuari e përndoqi një shtetase të Bosnje e Hercegovinës, 26 vjeçe, e cila jeton përkohësisht në Kroaci. Ai vazhdimisht i kishte shkuar te puna asaj dhe donte të niste një lidhje romantike me të, pavarësisht refuzimit të saj, raporti Index.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor, situata mori kahe tjetër natën e 13 majit në Dubrovnik, kur shqiptari e sulmoi një 26-vjeçar, mik të vajzës, po ashtu shtetas i Bosnjës. Ai fillimisht e grushtoi në kokë e më pas duke kërcënuar se do ta vriste u përpoq ta therte në qafë. I dyshuari u ndalua nga një punonjës i restorantit.
Dy të tjerë u lënduan nga sulmi i të dyshuarit derisa po përpiqeshin ta ndalonin.