Para takimit të liderëve të shtatë ekonomive më të fuqishme në botë – G7, ku një prej temave kryesore do të jetë pushtimi rus i Ukrainës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosën sanksione mbi 300 individë e kompani që direkt apo indirekt ndihmojnë luftën e Rusisë.
Nga të sanksionuarit që përfshijnë kompani kineze e të tjera, është sanksionuar edhe një kompani nga Beogradi dhe pronari i tij.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKompania “Bassire Group doo Beograd” u sanksionua për shkak të aktiviteteve të dëmshme.
Sipas Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve e Serbisë, kompania u themelua vitin e kaluar dhe pronari i saj, Nikolay Levin, është shtetas rus, raportoi Voa.
Departamenti amerikan i Thesarit ka thënë se Levin është po ashtu pronar i “LLC Mayak” dhe se ai përdori “një rrjet kompanish për të ndihmuar importin e materialeve industriale, elektronikës dhe mallra të tjera në Rusi”. Por, ai dihet se është pronar edhe i disa kompanive të tjera.
“Mayak” veçse është nën sanksionet amerikane nga viti i kaluar.