Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Rajon

Sekuestrohen 37 mijë kubikë kanabisi në Shkodër

Sekuestrohen 37 mijë kubikë kanabisi në Shkodër

Kanabis në Shkodër

Policia e Shtetit në Shqipëri ka njoftuar se në Shkodër kanë zhvilluar një aksion antidrogë.

Sipas policisë, janë sekuestruar 37,336 mijë kubikë me fara dhe fidanë kanabisi, një automjet, një traktor dhe gjëra që i shërbenin veprimtarisë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Dy autorët e dyshuar janë identifikuar, njëri prej tyre është arrestuar, ndërsa i dyshuari i dytë mbetet ende në arrati.

Policia ka bërë të dituar se gjatë operacionit, si autorë të dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale u identifikua dhe  u arrestua shtetasi N. L., 38 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi P. L., 48 vjeç.

Ndërkaq policia është duke punuar për kapjen e 48-vjeçarit, si dhe për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë rast