Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, i ka dënuar veprimet e presidentit të Republika Sërpskas në Bosnjë, Milorad Dodik, duke thënë se ato kërcënojnë sigurinë dhe stabilitetin.
Dodik nënshkroi dekretet përmes së cilave me ligj ndalohet puna e Gjykatës dhe Prokurorisë së Bosnjës, si dhe Agjencisë Shtetërore të Hetimeve në territorin e këtij entiteti. Dodik më 26 shkurt u dënua nga Gjykata e Bosnjës me një vit burgim dhe gjashtë vjet ndalesë të ushtrimit të detyrës, për shkak të mosrespektimit të vendimeve të përfaqësuesit të lartë ndërkombëtar, Christian Schmidt.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Veprimet e presidentit të Republika Sërpskas, Milorad Dodik, po i minojnë institucionet e Bosnjë e Hercegovinës dhe po kërcënojnë sigurinë dhe stabilitetin e saj. Vendi ynë inkurajon liderët politikë në Bosnjë e Hercegovinë të angazhohen në dialog konstruktiv dhe të përgjegjshëm”, ka shkruar Rubio në platformën X.
Rubio u ka bërë thirrje partnerëve në rajon që t’i bashkohen SHBA-së për të kundërshtuar “këtë sjellje të rrezikshme dhe destabilizuese”.
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, të premten ka folur me presidentin rus, Vladimir Putin, dhe ka thënë se Moska e mbështet legjitimitetin e qeverisë serbe dhe entitetin e Republika Sërpskas në Bosnjë.
“Presidenti Putin i sheh përpjekjet dhe lëvizjet e përfaqësuesit të lartë në Bosnjë e Hercegovinë se kanë një qëllim, e që është rrëzimi i Milorad Dodikut. Federata Ruse gjithmonë e ka mbështetur Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit dhe Republikën Sërpska”, ka thënë Vuçiqi të premten.