Kroacia, Bosnja dhe Serbia po marrin masa për shkak të stuhive të fuqishme që pritet të godasin gjatë natës, pas një periudhe të nxehtësisë ekstreme që ka përfshirë rajonin ditët e fundit.
Në Kroaci, meteorologët kanë paralajmëruar reshje të dendura shiu, bubullima, breshër dhe erëra të forta në pothuajse të gjithë vendin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë Prijedor, një qytet në veriperëndim të Bosnjës, qielli tashmë është errësuar dhe pritet stuhi.
Alarm i kuq për kushte të rënda atmosferike është shpallur edhe në Kragujevc dhe Beograd.
Edhe në Kosovë, gjatë pasdites ka pasur reshje lokale shiu, ndërsa nga nesër pritet rënie e dukshme e temperaturave, pas disa ditëve me të nxehtë rekord.