Qindra adoleshentë kroatë janë paraqitur vullnetarisht për shërbimin e detyrueshëm ushtarak, pasi shteti e ktheu kërkesën për herë të parë prej 2008-s.
Stërvitjet do të kryhen në tri lokacione në Kroaci. Rekrutët do të paraqiten në zonat më të afërta prej shtëpive të tyre. Për dy muaj, ata duhet t’i nënshtrohen disiplinës ushtarake.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Tani janë shkëputur nga mjedisi civil”, ka thënë Tihomir Kundid, shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Kroacisë. “Do t’i përshtatim hap pas hapi, andaj s’do të përjetojnë shumë ngarkesë”.
Ana “e butë” është se atyre do t’u lejohet përdorimi i telefonave, përpos periudhës gjatë stërvitjeve.
Rreth 800 është numri i grupit të parë të të regjistruarve. Shumica e tyre nuk pritën për thirrje, por u paraqitën vullnetarisht. 10 për qind e të paraqiturve janë gra, që nuk e kanë obligim shërbimin.
Kroacia e ndryshoi ligjin për mbrojtje në tetor të vitit të shkuar, për të rikthyer shërbimin e detyrueshëm ushtarak në përputhje me trendët në Evropë dhe tensionet e ngritura si pasojë e luftës në Ukrainë.
Ushtrimet pritet të nisin rreth majit.
Ata do të trajnohen në stërvitjet bazike të mbijetesës, vetëmbrojtjes, ndihmës së parë dhe operimin e dronëve. Programi ua mundëson pagesën prej rreth 1100 eurosh në muaj, plus u regjistrohet si punë dhe u ofron qasje më të lehtë në shërbimet publike.
Përfshirë Kroacinë, tani do të jenë 10 shtete të NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak. Greqia, Turqia, Finlanda, Suedia, Norvegjia, Danimarka, Estonia, Letonia e Lituania janë shtetet tjera.