Prokuroria në Mal të Zi ka konfirmuar vrasjen e 12 personave dhe plagosjen e katër të tjerëve në Cetinjë të Malit të Zi.
Sipas prokurores së rastit Andrijana Nastiq, i dyshuari Aco Martinoviqit, ka vrarë nga katër persona në dy lokacione, dy fëmijë në një lokacion tjetër dhe nga një person në dy lokacione të tjera.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAjo gjithashtu ka konfirmuar se i dyshuari Aco Martinoviq ka kryer vetëvrasje, raporton Vijesti.
Ajo kreu një hetim në gjashtë lokacione, pesë prej të cilave ishin ku ishin kryer vrasjet dhe në vendin ku i dyshuari dyshohet se qëlloi veten.
Katër persona të tjerë janë plagosur dhe janë dërguar në Qendrën Klinike.
Pas rastit Qeveria e Malit të Zi i ka shpallur tri ditë zie, më 2,3 dhe 4 janar.
Koncertet për shënim të Vitit të Ri janë anuluar në Podgoricë, Budvë dhe Kotor, ndërsa kryeministri Millojko Spajiq u ka bërë thirrje edhe komunave tjera që t’i anulojnë organizimet.