Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Rajon

Pas dënimit nga gjykata, Dodik thotë se Republika Sërpska do të hakmerret

Milorad Dodik

Foto: Associated Press

Millorad Dodik ka paralajmëruar me “hakmarrje” të enitetit Republika Sërpska, pas vendimit përfundimtar nga gjykata që e dënon atë me një vit burgim dhe ia ndalon për gjashtë vjet ushtrimin e aktivitetit politik. 

“Populli i Republikës Sërpska duhet ta ruajë qetësinë dhe të mobilizohet me institucionet tona. Askush nuk mund të përmbysë vullnetin e qytetarëve. Republika Sërpska e ka forcën për të luftuar mbrapsht përmes hapave politikë, pasi nëse nuk vepron ashtu, kërcënohet nga rreziqe më të mëdha”, ka shkruar Dodik  - president i Republika Sërpskas - në një postim në X.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Dodik nuk e ka specifikuar se çfarë veprimesh politike do të ndërmerren.

Më 1 gusht, Gjykata e Bosnje-Hercegovinës e ka dënuar Dodikun me një vit burgim dhe ndalesë prej gjashtë vjetësh në ushtrim të aktivitetit politik për mosrespektim të vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë.