Pjesëmarrës të marshit në kuadër të Paradës së Krenarisë në Beograd e kanë dënuar dhunën që policia serbe e ka përdorur kundër protestuesve anti-qeveri dhe u kanë shprehur mbështetje studentëve, të cilët për muaj me radhë kanë demonstruar kundër presidentit populist, Aleksandër Vuçiq.
Organizatorët kanë thënë se parada është paraparë të jetë si protestë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoForca të shumta të policisë kanë patrulluar gjatë marshit të ngjarjes që shpesh është shënuar me sulme të dhunshme ndaj pjesëmarrësve nga grupe të së djathtës ekstreme.
Ngjarja e së shtunës është zhvilluar një ditë pasi forca të policisë janë përleshur me protestuesit anti-qeveri në Novi-Sad.
Protesta është vazhdimësi e demonstratave të vazhdueshme, që nisën pas vdekjes së 16 personave në nëntor të vitit të shkuar, si pasojë e shembjes së një strehe betoni në stacionin e porsarenovuar hekurudhor në Novi-Sad.
Protestuesit e akuzojnë qeverinë e Vuçiqit për korrupsion dhe kërkojnë mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.