Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Rajon

Pamja dramatike e fshatit të Bosnjës pas përmbytjeve

Bosnje

Foto: Klix.ba

Shkalla e shkatërrimit e shkaktuar nga vërshimet në Jabllanicë dhe Konjic të Bosnjës është e madhe dhe një ditë pas përmbytjeve këto zona duken të panjohura.

Pamjen në fshatin Donja Jabllanica e kanë përshkruar të paimagjinueshme gazetarët e medias boshnjake “Klix” që kanë qëndruar atje të shtunën. Ata thonë se do të duhen muaj që fshati të pastrohet nga dëmet që ka lënë përmbytja.  

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në hyrje të fshatit, veturat janë të kthyera përmbys, të fundosura apo të shkatërruara, ashtu si edhe shtëpinë, disa prej të cilave janë ndarë në dysh apo janë fundosur nga rrëshqitja e dheut.

Dëmet materiale do të riparohen disi, por e pakthyeshme është jeta e njerëzve, dhe të paktën 16 janë raportuar se kanë vdekur nga këto përmbytje në Jabllanicë. Kërkimet për të zhdukurit po vazhdojnë ende. Rrugët po ashtu janë bërë të pakalueshme.

12 persona vdiqën në Donja Jabllanica, një në Konjic dhe tre persona në Fojnica.