Nga 1 tetori i këtij viti, pensionet në Shqipëri do të rriten për 2.5 për qind.
Qeveria shqiptare ka miratuar vendimin e indeksimit të pensioneve për 721,398 pensionistë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNga vendimi do të përfitojnë kategoritë e pensionit të pleqërisë, invaliditetit, familjarët, raportoi “TCH”.
Pjesë e vendimit do të jenë edhe qytetarët që dalin në pension duke filluar nga data 1 tetor.
Efektet financiare për zbatimin e këtij vendimi përllogariten në shumën rreth 11.4 milionë euro, të cilat përballohen nga fondi për politikat e indeksimit të pensioneve, i parashikuar në buxhetin e Institutit të Sigurimeve Shoqërore.