Gjykata në Hagë ia ka refuzuar kërkesën për t’u mjekuar në Serbi të dënuarit për krime lufte, Ratko Mlladiq, ka thënë djali i tij Darko për agjencinë e lajmeve serbe (SRNA).
Sipas djalit të Mlladiqit, ish-komandanti i ushtrisë së Republikës Srpska ka probleme me veshkat dhe për këtë ai ka fajësuar mjekët në Hagë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Babai tani nuk mund të ngrihet nga shtrati sepse është shumë i dobët dhe se nuk ka kushte për rehabilitimin e tij në Hagë”, ka thënë Darko, duke shtuar se parashikon më të keqen.
Darko ka theksuar se familja dhe avokatët do të vazhdojnë të luftojnë dhe të mundohen të monitorojnë se çfarë do të ndodhë më pas me trajtimin e Mlladiqit.
Mlladiç u dënua nga Tribunali i Hagës me burgim të përjetshëm për 10 nga 11 pikat e aktakuzës.
Megjithatë, ai është liruar nga akuzat për gjenocid në Srebrenicë.