Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Rajon

Ministri i Dodikut tallet me viktimat e gjenocidit në Srebrenicë

Nenad Neshiq

Ministri i Sigurisë i Bosnjë-Hercegovinës, Nenad Neshiq, është tallur me viktimat e gjenocidit në Srebrenicë në një paraqitje në televizionin serb “Happy TV”.

Neshiq është pjesë e partisë së Millorad Dodikut, president i etnitetit serb të Bosnjës, në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 

Neshiq ka pasur retorikë të zakonshme kundër gjenocidit të Srebrenicës, por në paraqitjen e fundit ai shkon një hap më tej.

“Nëse më lejoni të tregoj një shaka... në një varrim, i kërkuan Mujës së vogël të tregonte të dhënat bazike. Ai thotë: ‘I lindur në Sarajevë, i varrosur në Srebrenicë, jeton në Gjermani’ “, ka thënë Neshiq duke buzëqeshur.

Prezantuesi më pas i thotë se është paditur nga “Nënat e Srebrenicës” për një deklaratë të ngjashme, ndërsa Neshiq i përgjigjet “ndoshta do të më padisin edhe mua tani”.

Edhe Srebrenica s’e harron gjenocidin Rajon 22 o. më parë Srebrenica s’e harron gjenocidin

“Kjo dhe deklarata të ngjashme janë tregues i vërtetë se pse botës i duhet një rezolutë për gjenocidin në Srebrenicë. Edhe pse mesazhet e rezolutës janë universale dhe është në interes të gjithë botës, miratimi i saj do të çimentojë mesazhin se mohimi i gjenocidit në Srebrenicë është akt anti-civilizimi”, shkruan media boshnjake “Klix”.

Më 23 maj do të mbahet seanca e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për rezolutën për Srebrenicën.

VIDEO:

Për gjenocidin ndaj mbi 8.000 burrave dhe djemve myslimanë në rajonin e Srebrenicës më 1995, janë dënuar më shumë se 50 persona me gati 700 vjet burgim.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e njeh këtë akt si gjenocid.

Ky krim konsiderohet më i rëndi në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore, dhe për të janë dënuar më shumë se 50 persona me rreth 700 vjet burgim gjithsej.

Edhe 31 vjet nga gjenocidi në Srebrenicë, mbi 1000 persona mbeten ende të zhdukur Rajon 1 d. më parë 31 vjet nga gjenocidi në Srebrenicë, mbi 1000 persona mbeten ende të zhdukur

Në mesin e tyre janë edhe presidenti i kohës së luftës i Republikës Sërpska, Radovan Karaxhiq, dhe komandanti i përgjithshëm i ushtrisë së atëhershme të serbëve të Bosnjës, Ratko Mlladiq.

Pavarësisht vendimeve të gjykatave ndërkombëtare, Beogradi zyrtar dhe autoritetet e entitetit serb të Bosnje-Hercegovinës, Republikës Sërpska, nuk e pranojnë të jetë kryer gjenocid në Srebrenicë.