Në Beograd të shtunën u zhvillua parada ushtarake “Forca e Bashkimit”, në të cilën, sipas njoftimeve, morën pjesë rreth 10 mijë njerëz. Parada u mbajt pavarësisht se vendi tash e gati një vit po përballet me protesta gjithnjë e më të mëdha të organizuara nga studentët që po kërkojnë zgjedhje të reja.
Parada nisi me këndimin e himnit kombëtar dhe me zjarr nderi nga anëtarët e Gardës, si dhe me prezantimin e flamurit serb.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjatë paradës u ekspozuan 2,500 armë dhe pajisje ushtarake, mbi 600 mjete, 70 avionë dhe 20 anije, sipas “Nova.rs”.
Në aktivitet mori pjesë edhe Milorad Dodik.
Një grup protestuesish u përpoqën ta thyenin kordonin e policisë në vendin ku po mbahet parada, por oficerët përdorën forcë fizike për ta qetësuar situatën.