Për shkak të kërcënimeve për mjetet shpërthyese, disa kopshte dhe shkolla janë evakuuar në të gjithë Malin e Zi të enjten, raporton “Vijesti”.
Policia po kontrollon objektet dhe mësimi do të rifillojë kur të konstatohet se ato janë të sigurta.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKërcënimet janë pranuar në emailet e institucioneve shkollore.
Raportimi për bombë është dërguar në adresën elektronike të një shkolle fillore dhe të mesme në Budva,
Kërcënimi ka detyruar mbylljen e kopshteve në Nikshiq. Ato do të qëndrojnë të mbyllura gjatë gjithë ditës së sotme.
Më shumë se 2000 fëmijë shkojnë në kopshtet e Nikshiqit.
Në shkollat fillore dhe të mesme të Pljevljas, mësimi po mbahet online shkaku i kërcënimeve.
Alarmi për bombë është dërguar edhe në emailin e shkollës fillore në Bijelo Polje.