Qeveria e Maqedonië së Veriut ka shpallur 7 ditë zie kombëtare në nderim të personave që humbjen jetën në diskotekën e Koçanit, derisa mbledhja e jashtëzakonshme u nis me një minutë heshtje.
“Të gjithë duhet t’i binden vendimit, pasi dënimet për mosrespektim do të jenë të rënda. Në këto ditë Ministria e Jashtme do të hapë një libër zie brenda ministrisë për aksidentin e madh të ndodhur”, thuhet në njoftimin e Qeverisë, ka transmetuar mediumi "Alsat".
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë seancë u mor vendim që Inspektorati Shtetëror i Tregut të kryejë kontrolle të jashtëzakonshme në objektet hotelierike në tërë territorin e Maqedonisë së Veriut dhe me konstatime të dilet në ditët e ardhshme.
Qeveria mori vendim për aktivizimin e mekanizmit për kërkimin e ndihmës ndërkombëtare.
Sipas informacioneve zyrtare, 59 persona humbën jetën e 155 të tjerë u lënduan rëndë në zjarrin që përfshiu diskotekën.
Autoritetet maqedonase i kanë ndaluar 15 persona si të dyshuar për rastin. Trupat e viktimave janë tërhequr nga vendi ku ndodhi zjarri, derisa po bëhet identifikimi i tyre.