Lista Serbe ka reaguar pas përplasjes fizike dhe tymit në Kuvendin e Serbisë, duke thënë se këto skena po kopjohen nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, që sipas kësaj partie, erdhi në pushtet me dhunë.
Në reagimin e Listës Serbe thuhet se opozitarët në Kuvendin e Serbisë e kanë përdorur tymin kuq e zi për ta lumturuar Kurtin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Skenat e turpshme dhe inskenimi i kuazi-opozitës në Kuvendin e Serbisë u kopjuan nga ndihmësi i tyre Albin Kurti, i cili erdhi në pushtet në Prishtinë me dhunë dhe idenë për të dëbuar çdo gjë serbe. Pa dashur të fshehin aleancën e tyre me Kurtin, opozitarët e sotëm janë përpjekur të përdorin tymi kuq e zi për të lumturuar Kurtin dhe regjimin e tij të mundshëm në zgjedhje”, thuhet në reagim.
Tutje kjo parti ka shprehur mbështetjen e plotë të popullit serb në Kosovë për presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
“Në të njëjtën kohë u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Serbisë që të mos jenë instrument në duart e atyre që përsëri, siç bënë 13 vjet më parë, do të plaçkitin dhe shkatërrojnë vendin tonë”, thuhet tutje në reagim.