Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Rajon

Kroacia goditet nga një stuhi e fuqishme

Kroacia goditet nga një stuhi e fuqishme

Të shtunën në mbrëmje një stuhi e fuqishme goditi disa pjesë të Kroacisë, ndërsa skenat më dramatike u panë në Karlobag, ku rrugët u përmbytën tërësisht, të shoqëruara me erëra të forta dhe reshje të dendura shiu.

Qytetarët mezi arritën të strehoheshin, ndërsa dallgët e shiut krijuan pamje kaotike.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Instituti Shtetëror Hidrometeorologjik (DHMZ) ka lëshuar një paralajmërim të kuq për rajonet e Zagrebit, Karlovacit dhe Rijekas, ndërsa pjesa tjetër e vendit është nën paralajmërim portokalli. Sipas DHMZ-së, një ciklon në shtresat e larta të atmosferës dhe depërtimi i ajrit të lagësht e të paqëndrueshëm po krijojnë kushte për stuhi të forta, reshje intensive, breshër dhe rënie të menjëhershme të temperaturave.

Përveç Karlobagut, stuhia goditi edhe Istrian, ishujt e Kvarnerit, disa pjesë të Dalmacisë Qendrore si dhe qytetin e Karlovacit.

Situata shkaktoi probleme edhe në trafik. Klubi Auto i Kroacisë (HAK) raportoi përmbytje në një pjesë të autostradës A6 për shkak të reshjeve të mëdha.

VIDEO: