Ish-presidenti dhe kryeministri i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, është përgjigjur lidhur me përmendjen e emrit të tij në dosjet që lidhen me të dënuarin për krime seksuale Jeffrey Epstein, të publikuara nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së.
Në një postim në rrjetin social “X”, Gjukanoviq ka thënë se nuk e ka njohur kurrë Epsteinin dhe nuk ka pasur asnjëherë, asnjë komunikim me të.
“Për shkak të interesimit të shumtë të përfaqësuesve të mediave lidhur me publikimin e komunikimeve të Jeffrey Epstein, njoftoj se nuk e kam njohur dhe nuk kam pasur asnjëherë komunikim të drejtpërdrejtë ose të tërthortë me të. Prandaj, është e kuptueshme që nuk mund të dëshmoj për besueshmërinë e bisedave të publikuara të tij, as për vizita e tij eventuale në Malin e Zi. Veçanërisht, më vjen keq që nuk mund të plotësoj pritshmëritë e disa gazetarëve për t’u përgjigjur në pyetjen se si Epstein ka arritur në përfundimin se ‘zoti Gjukanoviq është një tip i shkëlqyer’”, ka shkruar ai.
Gjukanoviq përmendet në mesazhet që Epstein dyshohet se ka shkëmbyer me politikanin sllovak Miroslav Lajçak.
Në një nga mesazhet, Lajçak shkroi se Presidenti i Malit të Zi “mezi pret vizitën tonë”.
Epstein i përgjigjet Lajçakut, “Ndoshta ai duhet t'i japë Donaldit një strehë të sigurt”, shkruan Vijesti.me.
Lajçak përgjigjet se “pika e dobët e Donaldit është Mali i Zi”.
Na učestalo interesovanje predstavnika medija povodom objave komunikacija pokojnog Džefrija Epstina obavještavam da Epstina nijesam poznavao, niti sam sa njim ikad obavio neposrednu ili posrednu komunikaciju.
Zato, razumljivo ne mogu svjedočiti o vjerodostojnosti objavljenih…