Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Rajon

Dodikut i merret pasaporta diplomatike

Milorad Dodik

Milorad Dodikut i është marrë pasaporta diplomatike dhe ai ka 15 ditë kohë që ta dorëzojë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Bosnjë-Hercegovinës, njofton “Avaz” të martën. 

Nëse ai nuk e kthen pasaportën brenda kësaj kohe, atëherë Ministria do t’i njoftojë policinë kufitare dhe rrjetin diplomatik dhe konsullor të Bosnjë-Hercegovinës, se pasaporta është anuluar. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Dodikut të hënën iu hoq mandati nga Komisioni Qendror Zgjedhor i Bosnjës dhe vendimi u konfirmua edhe nga Dhoma e Apelit e Gjykatës së Bosnjë-Hercegovinës. Arsyeja për heqjen e mandatit të tij ishte dënimi i formës së prerë nga korriku për moszbatim të vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë të Bosnjë-Hercegovinës. 

Dodik u dënua me një vit burgim, por u pajtua të paguante mbi 18 mijë e 600 euro që të mos qëndronte në burg, ndërsa atij i është ndaluar edhe pjesëmarrja në politikë për gjashtë vjet. Si rezultat i vendimit, Dodiku ka humbur mandatin e tij dhe nga e hëna më nuk është president i Republika Sërpskas.