Rajon

Dodiku u bën thirrje serbëve ta mbrojnë Republikën Sërpska

Milorad Dodik

Foto: Associated Press

Presidenti i entitetit të Republika Sërpska, Milorad Dodik, u ka bërë thirrje të hënën serbëve që të mbrojnë “Republikën Sërpska” ndërkaq EUFOR-it që të qëndrojë në vijat e entitetit. 

“Si president i serbëve këtu, nuk dua t'i shoh serbët të nënshtruar në Bosnjë dhe Hercegovinë. Nëse nuk jemi të barabartë, atëherë nuk kemi arsye të qëndrojmë atje. Mos e mbroni Dodikun, mbroni veten. Ne po mbrojmë 34,000 jetë të dhëna për këtë vend. Nëse humbasim tani, kemi humbur përgjithmonë”, ka thënë Dodik në një konferencë për media.

Ai ka shtuar se "nuk do të tërhiqet" dhe se nuk do të lejojë ndërhyrje nga jashtë.

“Nuk dua të tërhiqem dhe t'u jap mundësinë myslimanëve fanatikë nga Sarajeva të persekutojnë të gjithë serbët. Procesi kundër meje nuk u zhvillua në bazë të ligjit të miratuar nga organi lokal, por në bazë të vendimit të të huajve”, ka shtuar ai. 

Ndërkohë, Radovan Vishkoviq, kryeministër i entitetit të Bosnjë e Hercegovinës, Republika Sërpska, ka dhënë dorëheqje nga posti i tij të hënën.

Ai është anëtar i Aleancës së Socialdemokratëve të Pavarur (SNSD), të udhëhequr nga Milorad Dodik.
Vishkoviq është një nga të dyshuarit në hetimin e Prokurorisë së Bosnje e Hercegovinës për veprën penale të sulmit ndaj rendit kushtetues.

Për të njëjtën vepër akuzohen edhe Dodik, president i Republikës Sërpska, si dhe Nenad Stevandiq, kryetar i parlamentit të entitetit.

Dodiku s’është më president i Republikës Sërpska, gjykata hedh poshtë ankesën e tij

1 o. më parë / 18 gus 2025 15:18
Millorad Dodik

Photo: Associated Press

Divizioni i Apelit i Gjykatës së Bosnjës dhe Hercegovinës e ka hedhur poshtë ankesën e Milorad Dodikut kundër vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili i hoqi atij mandatin si president i Republikës Srpska, ka konfirmuar për mediat në Bosnjë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve atje.

Me këtë vendim, Dodiku zyrtarisht pushon së qeni president i Republikës Sërpska.

E hëna ishte afati prej tre ditësh brenda të cilit Divizioni i Apelit i Gjykatës së Bosnjës dhe Hercegovinës, në përputhje me ligjin, duhej të merrte një vendim mbi ankesën, e cila iu dorëzua të premten.

Tani, sipas nenit 14.3 të Ligjit Zgjedhor të Bosnjë dhe Hercegovinës, duhet të caktohen zgjedhjet e parakohshme, në rastin konkret për Presidentin e Republikës Sërpska të cilat do të mbahen brenda 90 ditëve nga data e përfundimit të mandatit.

“Ne po bëjmë përgatitje për zgjedhje të parakohshme që do të shpallen në përputhje me Ligjin Zgjedhor të BiH. Publiku do të informohet në kohën e duhur për seancën në të cilën KQZ-ja e Bosnjës dhe Hercegovinës do të marrë vendim për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme për presidentin e RS-së”, ka thënë për "Avaz" presidentja e KQZ-së së Bosnjës dhe Hercegovinës, Irena Hadžiabdiq.

KQZ-ja e Bosnjë dhe Hercegovinës kishte marrë vendim për t’i hequr mandatin Dodikut, pasi Gjykata e këtij vendi, në fillim të gushtit, tha se ai është dënuar me një vit burgim dhe gjashtë vjet ndalim të ushtrimit të funksioneve publike në Bosnjë dhe Hercegovinë, për shkak të mosrespektimit të vendimeve të përfaqësuesit të lartë ndërkombëtar.