Milorad Dodik, presidenti i Republikës Sërpska të Bosnje e Hercegovinës, ka nënshkruar në Banja Llukë dekretet për shpalljen e ligjeve për ndalimin e funksionimit të Gjykatës dhe Prokurorisë së Bosnjës në këtë entitet.
Këto ligje antikushtetuese ishin miratuar nga Kuvendi i RS-së në një seancë më 27 shkurt të këtij viti, raportoi Klix.ba.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLigjet qenë miratuar menjëherë pasi Dodiku ishte dënuar nga një gjykatë në Bosnjë me një vit burgim dhe gjashtë vjet ndalim i ushtrimit të detyrës.
Tani pritet që disa politikanë të iniciojnë në Gjykatën Kushtetuese këto ligje për vlerësim të kushtetutshmërisë.
Mediat boshnjake raportojnë se ndryshimi i këtyre ligjeve mund të interpretohet si përpjekje për grushtshtet.