Presidenti i entitetit të Republikës Sërpska në Bosnjë-Hercegovinë, Milorad Dodik, ka kaluar përsëri kufirin shtetëror pavarësisht urdhërarrestit të lëshuar ndaj tij prej institucioneve qendrore, për t’iu bashkuar tubimeve në Beograd, të cilat po mbahen në mbështetje të qeverisë së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Kjo s’është hera e parë që Dodiku kundërshton urdhrat e gjykatës. Në fund të marsit, ai ishte larguar nga Bosnja drejt kryeqytetit izraelit të Tel-Avivit, për të marrë pjesë në një konferencë kundër antisemitizmit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLargimi i atëhershëm i Dodikut shkaktoi reagim të Policisë Kufitare në Bosnjë-Hercegovinë, pasi me urdhër të drejtorit Mirko Kupresakoviq u nis hetim mbi mënyrën se si ai e kishte kaluar kufirin shtetëror.
Një gjykatë në Bosnjë i pati bërë kërkesë organizatës ndërkombëtare më të madhe policore (INTERPOL) për urdhërarrest ndërkombëtar ndaj Dodikut, mirëpo u refuzua.
Dodiku u dënua në muajin shkurt me një vit burgim dhe ndalim të posteve politike për gjashtë vjet, pasi kishte kundërshtuar vendimet e përfaqësuesit të lartë ndërkombëtar në Bosnje, si dhe për shkelje të rendit kushtetues.