Zjarri që ka përfshirë një shtëpi pleqsh në Tuzëll të Bosnje-Hercegovinës ka marrë jetën e 11 personave, ndërsa 35 të tjerë janë lënduar.
Flaka filloi në orët e mbrëmjes të martën në katin e shtatë në qendrën për të moshuarit, thanë autoritet.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas policisë, në mesin e të lënduarve përveç banorëve të qendrës dhe punonjësve, janë edhe zjarrfikës si dhe zyrtarë policorë.
Të lënduarit janë dërguar në qendrën mjekësore për trajtim.
Kryeministri Nermin Nikshiq e ka quajtur rastin katastrofë me përmasa të mëdha.
Shkaku i zjarrit nuk është bërë ende i ditur dhe autoritetet thanë se një hetim i hollësishëm do të ndërmerret kur kushtet të jenë të sigurta.
Ndërkohë drejtori i qendrës ka ofruar dorëheqjen nga pozita për arsye morale, duke shprehur keqardhje të thellë për tragjedinë.