Përshëndetje, miq!
Kësaj radhe fluturojmë drejt tingujve melodikë të flautës - një instrument i lehtë si era dhe i ëmbël si zëri i një kanarine.
Takojmë një vajzë të veçantë, plot pasion për muzikën: Kanarinën! Ajo është vetëm 10 vjeç, por me një zemër të madhe artistike. E frymëzuar nga gjyshi i saj dhe e përkrahur nga familja, ajo na prezanton me flautën, me këngët e saj, dhe me guximin për të ndjekur ëndrrat.
Dhe kështu, nga nota në notë, mësuam që kur e do diçka me zemër - siç Kanarina do muzikën, frika zhduket dhe pasioni merr krahë.
Vazhdoni të ëndërroni, miq të vegjël dhe mos harroni: çdo tingull ka një histori, mjafton ta dëgjoni me zemër!