Amerikani Noah Lyles, ka dështuar që të bëhet atleti i parë që prej xhamajkanit Usain Boltit, i cili i fiton dy garat e sprintit në një edicion të Lojërave Olimpike.
Lyles në mënyrë spektakolare ditë më parë triumfoi në garën e vrapimit 100 metra, por të enjten mbrëma, dështoi ta përsëritë atë sukses në 200 metra.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLetsile Tebogo i Botsuanës, befasoi të gjithë dhe triumfoi në garën e vrapimit 200 metra në Paris.
Tebogo e mbylli garën me kohën 19.46 sekonda.
Kenny Bednarek e përfundoi garën i dyti dhe e fitoi medaljen e argjendtë me kohën 19.62 sekonda.
Lyles, megjithatë, e plotësoi podiumin, pasi përfundoi i treti me kohën 19.70 sekonda dhe i takoi medalja e bronztë.