Sportistja polake në ngjitje sportive, Aleksandra Miroslaw ka bërë histori gjatë raundit kualifikues të ngjitjes së shpejtë, të hënën në Lojërat Olimpike të Parisit.
30-vjeçarja hyri në garë si rekordmene botërore në këtë ngjarje. Gjatë kualifikimeve për Lojërat e Parisit arriti kohë prej 6.24 sekondash.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRekordin e theu në ngjitjen e parë në raundin kualifikues. Por rekord tjetër vendosi në ngjitjen e dytë.
Rekordi i ri tani është 6.06 sekonda. Kampionia e dyfishtë botërore tani i ka dhjetë kohërat më të shpejta në këtë ngjarje të ngjitjes sportive.