Presidenti i Komitetit Olimpik të Kanadasë, David Shoemaker, ka thënë se selektorja e përfaqësueses së futbollisteve të Kanadasë, Bev Priestman, ishte në dijeni të përdorimit të dronëve që ka shkaktuar skandal në Lojërat Olimpike të Parisit.
Të enjten, Shoemaker e shkarkoi Priestmanin nga pozita e selektores së Kanadasë pas ankesës nga Zelanda e Re për dronin e lëshuar mbi fushën ku ushtronin lojtaret e Zelandës së Re. Droni është përdorur për të marrë informata për vendosjen taktike të kundërshtareve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAsistenti Andy Spence do të jetë trajner i Kanadasë për pjesën e mbetur të Lojërave Olimpike.
“Priestman duhej të pezullohej bazuar në grumbullimin e fakteve. Unë kam parë disa nga informacionet që zelandezët kishin. Edhe ne mblodhëm vetë disa informacione shtesë. Ajo me shumë gjasë kishte qenë në dijeni të asaj çfarë ka ndodhur”, u shpreh Shoemaker të premten në konferencë për shtyp.