Pas disfatës në ndeshjen e parë nga Maroku mes shumë polemikave, Argjentina ka arritur fitore të shtunën ndaj Irakut me rezultatin 3:1. Ndeshja që u zhvillua në Lyon të Francës i takoi Grupit B.
Golat për Argjentinën i shënuan Thiago Almada në minutën e 13-të, Luciano Gondou në minutën e 62-të dhe Ezequiel Fernandez në minutën e 85-të.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërsa për Irakun golin e vetëm në ndeshje e shënoi Aymen Hussein në minutën e katërt shtesë të pjesës së parë.
Argjentina renditet në pozitën e dytë në tabelë me tri pikë. Iraku me pikë të njëjta është në vendin e fundit.