Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti janë pritur të premten në Pallatin Elysee nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.
Osmani e Kurti do të marrin pjesë në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike “Parisi 2024”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoCeremonia hapëse mbahet më vonë gjatë ditës së sotme.
Pjesë e Olimpiadës “Paris 2024”, me nëntë sportistë është edhe Kosova.
Normat në xhudo i kanë fituar Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Akil Gjakova, Laura Fazliu e Loriana Kuka. Të tjera medalje priten nga ta. Donjeta Sadiku e përfaqëson Kosovën me normë në sportin e boksit. Me ftesa janë Gresa Bakraqi në atletikë dhe Adell Shaboviq e Hana Beiqi në not.