Ëndrra e Rafael Nadalit për medaljen e tretë olimpike dhe me shumë gjasë të fundit në këtë ngjarje, është ndalur në gjysmë të mërkurën.
22 herë fituesi i turneve Grand Slam, bashkë me bashkëkombësin Carlos Alcaraz, janë eliminuar në turneun olimpik të tenisit në dyshe, në Lojërat Olimpike “Parisi 2024”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNadali dhe Alcarazi humbën të mërkurën mbrëma në çerekfinale nga dyshja që ishte bartëse e katërt e turneut, Austin Krajiçek dhe Rajeev Ram, që përfaqësojnë SHBA-të.
Spanjollët u mposhtën 2:0 në sete, 6:2 dhe 6:4.
Nadali është jashtë turneut olimpik të tenisit edhe në garat individuale.
Ndërkohë, Alcarazi të enjten në çerekfinale do të ballafaqohet me amerikanin Tommy Paul.