Rafael Nadal e ka fituar meçin e parë në garat individuale të tenisit në turneun Olimpik në “Parisi 2024”.
Nadali të dielën fitoi me vështirësi ndaj tenistit hungarez, Marton Fucsovics.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSpanjolli triumfoi me rezultatin 2:1 në sete, 6:1, 4:6 dhe 6:4.
22 herë fituesi i turneve Grand Slam, Nadal, do të luajë kundër serbit Novak Gjokoviq, në raundin e dytë.
Do të jetë meçi i 60-të mes tyre.
Meçin e fundit në vitin 2022 në çerekfinale të “Roland Garrosit” e kishte fituar Nadali në katër sete.