Atletja amerikane, Sydney McLaughlin-Levrone, e ka thyer rekordin botëror të cilin e kishte vendosur vetë në garën e vrapimit 400 metra me pengesa.
Ajo e fitoi titullin olimpik në “Parisi 2024” të enjten në mbrëmje, pasi e përfundoi garën me kohën 50.37 sekonda.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAnna Cockrell e SHBA-së po ashtu, e fitoi medaljen e argjendtë me kohën 51.87 sekonda, kurse holandezja Femke Bol, nuk shkëlqeu në 50 metrat e fundit të garës dhe u stolis me medaljen e bronztë, me kohën 52.15 sekonda.
Është hera e gjashtë që McLaughlin-Levrone e thyen rekordin botëror.
Atmosfera në “Stade de France” ishte e zjarrtë.