Ishte shpresë për medalje, por atletja e Shqipërisë, Luiza Gega, nuk ia doli të kualifikohet në finale të vrapimit në 3000 metra me pengesa në Lojërat Olimpike “Parisi 2024”.
Gega garoi të dielën paradite, ndërsa u paraqit në baterinë e dytë. Me kohë prej 9:27.41 minuta u rendit vetëm e nënta në bateri. Dhe kështu nuk u kualifikua në finale. Prej secilës prej tri baterive në finale janë kualifikuar nga pesë atlete.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë përgjithësi, Luiza Gega ishte e 27-ta prej 36 atleteve që morën pjesë në 3000 metra me pengesa.
Tani shpresat e Shqipërisë për medalje janë te mundja.