Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Paris 2024

Hana, garuesja më e re e Kosovës në olimpiadë

Hana Beiqi

Notarja Hana Beiqi do të thyejë një rekord të Kosovës në Lojërat Olimpike që të premten nisin në Paris. Me 15 vjet, 10 muaj e gjashtë ditë, Hana do të bëhet garuesja më e re që garon në Lojrat Olimpike për Kosovën.

“Jam në dijeni dhe është ndjenjë shumë e mirë të kem përkrah edhe sportiste të nivelit të lart, sidomos fituese të medaljeve të arta olimpike të xhudos. Shpresoj një ditë të jem edhe unë si ato”, ka thënë Beiqi për faqen zyrtare të Komitetit Olimpik të Kosovës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Beiqi më 3 gusht do ta përfaqësojë Kosovën në disiplinën 50 metra stil i lirë. Kosova në Olimpiadën e Parisit, që zhvillohet deri më 11 gusht, merr pjesë me nëntë sportistë, gjashtë me normë dhe tre me ftesë.

Krahas Beiqit, në not  paraqitet edhe Adell Shaboviq në 100 metra stil i lirë.