Tenistja e talentuar e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Coco Gauff, të mërkurën është emëruar si sportistja e cila do ta bartë flamurin në ceremoninë hapëse në Lojërat Olimpike të Parisit.
Një gjë të tillë te sportistët do ta bëj ylli i basketbollit, LeBron James.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo20-vjeçarja Gauff në Lojërat Olimpike paraqitet për herën e dytë.
Në “Tokio 2020”, ajo ishte 17-vjeçare kur e përfaqësoi SHBA-në, dhe u bë tenistja e dytë më e re amerikane.
Megjithatë, ajo nuk arriti të paraqitej në Tokio pasi rezultoi pozitiv në testin për koronavirus dhe u desh të tërhiqej nga gara.
Gauff tani e synon medaljen e parë Olimpike të SHBA-së në tenis te tenistet, që prej Serena Williamsit në vitin 2012.