Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Paris 2024

Franca fiton të artën olimpike në volejboll

Franca

Foto: Getty Images

Franca e ka fituar medaljen e artë në turneun e volejbollistëve në Lojërat Olimpike në Paris.

Të shtunën, Franca në finale mposhti Poloninë me 3:0 në sete. Ndeshja ishte shumë e fortë, por e dominuar nga francezët.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Seti i parë përfundoi 25:19, ndërsa dallimi në setin e dytë ishte pesë pikë. 25:20.

Në setin e tretë Franca u shkëput 24:19, por polakët nuk u dorëzuan dhe u afruan në 24:23. Megjithatë shërbimin e fundit e humbi lojtari më i mirë i Polonisë dhe kështu e arta olimpike i takoi nikoqirëve. 

Franca e mbrojti titullin olimpik të fituar në Tokio tri vjet më parë. 

Medaljen e bronztë te volejbollistët e fitoi SHBA-ja, që të premten fitoi 3:0 në sete ndaj Italisë.