Rafael Nadal 38-vjeçar, 14 herë kampion i French Open dhe Carlos Alcaraz 21-vjeçar, e kanë nisur me fitore turneun olimpik të tenisit në “Parisi 2024”.
Dyshja spanjolle eliminoi të shtunën argjentinasit Maximo Gonzalez dhe Andres Molteni, në turneun e tenisit në dyshe.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNadal/Alcaraz fituan me rezultatin 2:0 në sete, 7:6 dhe 6:4, në meçin që zgjati një orë e 47 minuta.
Kundërshtari i tyre në raundin e dytë do të jetë Holanda apo Hungaria.
Nadal dhe Alcaraz do të garojnë edhe në garat individuale.