Carlos Yulo ia ka siguruar Filipineve medaljen e dytë të artë.
Yulo të shtunën triumfoi në gjimnastikën artistike, në disiplinën në dysheme.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo24-vjeçari medaljen e artë olimpike në Paris e fitoi pasi i siguroi 15.000 pikë, në një atmosferë të mbushur plot me shikues në “Bercy Arena”.
Vendin e dytë e zuri Artem Dolgopyat i Izraelit që ishte kampion në fuqi.
Izraeliti mblodhi 14.966 pikë.
Jake Jarman i Britanisë së Madhe e fitoi të bronztën me 14.933 pikë.
Medaljen e parë të artë olimpike për Filipinet, e kishte fituar peshëngritësja Hidilyn Diaz. Ajo kishte triumfuar në “Tokio 2020”.