Sifan Hassan ka dëshmuar që është supersportiste.
Pas medaljeve të bronzta në vrapim 5000 metra dhe 10 mijë metra, Hassan ka fituar të artën olimpike në maratonë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAtletja që përfaqëson Holandën e ka fituar garën shumë të fortë me Tigst Assefa të Etiopisë, duke u shkëputur pak në 100 metrat e fundit.
Sifan Hassan fitoi me rekord olimpik prej 2 orë, 22 minuta e 55 sekonda.
Assefa i vrapoi 42 kilometra e 195 metra për 2 orë, 22 minuta e 58 sekonda.
Medaljen e bronztë e fitoi Hellen Obiri e Kenisë me kohë prej 2 orë 22 minuta e 58 sekonda.