Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) e ka hedhur poshtë ankesën e mundëses indiane, Vinesh Phogat, shkruan “Reuters” të enjten.
Phogat ishte ankuar pas diskualifikimit në Lojërat Olimpike, pasi nuk e kishte arritur peshën e kërkuar në kategorinë 50 kilogramë në stil të lirë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAjo kishte disa gramë më tepër dhe nuk u lejua të garonte në finalen olimpike.
Phogat duhej të ballafaqohej me amerikanen Sarah Hildebrandt për medaljen e artë më 7 gusht, por kishte 100 gramë më shumë.
Ajo kishte kaluar disa orë në saunë një natë më herët për të humbur peshë, por nuk ia arriti një gjëje të tillë.
Diskualifikimi bëri që Phogat të mbetej pa medalje.
Phogatin në finale e zëvendësoi mundësja nga Kuba, Yusneylys Guzman Lopez, e cila u mposht 3:0 në luftën për medaljen e artë.
Phogat më pas tha se diskualifikimi ka bërë që ajo të tërhiqet nga sporti i mundjes.